Basha-biznesit amerikan: Tirana vendi më i mirë për të investuar
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në vijim të vizitës në SHBA është takuar me Zëvendës - Ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Azinë Jau Burgess, me Zv.presidenten ekzekutive të Korporatë së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, OPIC, Mimi Alemayehou si dhe Presidentin e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Zyra për shtyp e Bashkisë së Tiranës bën të ditur se kryebashkiaku Basha ka bërë një prezantim të projekteve dhe vizionit të tij, për një Tiranë të zhvilluar të shekullit të 21. Në mënyrë të veçantë, zoti Basha u ndal tek projektet strategjike, të cilat mund të zbatohen nga kompani amerikane, të cilat kanë shprehur tashmë interes siç është ndërtimi i linjave të tramit, zgjatimi i bulevardit, ndërtimi i terminalit etj. Po kështu, zoti Basha theksoi angzhimin e tij, për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv dhe miqësor për investimet e huaja, - “ku ato amerikane janë të mirëpritura”, - tha Basha.
Nga ana e tij, Zëvendës - ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Euro-Azinë Jau Burgess vlerësoi arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në këto kohë te vështira për ekonomitë e zhvilluara botërore.
”Asnjë vend, sipas Burgess, nuk ka ecur kaq shpejt në një kohë kaq të shkurtër, sa Shqipëria”. Zëvendës - ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë garantoi zotin Basha, se do të shikojë me kujdes të gjitha mundësitë, për të mbështetur dhe nxitur kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se investimet amerikane në Shqipëri janë histori suksesi dhe motivim për kompani të tjera, për të investuar në Shqipëri e veçanërisht në Tiranë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim edhe me Zv.presidenten ekzekutive të Korporatë së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, OPIC, Mimi Alemayehou. Themeluar si një Agjenci e Qeverisë së SHBA-ve në vitin 1971, OPIC mbështet kompanitë amerikane, në më shumë se 150 vende të botës.
Basha e ka njohur zonjën Alemayehou me projektet strategjike të Bashkisë, siç është trami, rehabilitimi i Lumit të Tiranës dhe zonës përreth apo ndërtimi i terminalit të ri të trenit, tramit dhe linjave urbane e interurbane, për zbatimin e të cilave mund të përdoret edhe partneriteti publik – privat apo iniciativa të tyre personale, por edhe më mundësi të tjera që ofron Tirana për investitorët amerikanë.
Zonja Alemayehou u shpreh e gatshme për të asistuar kompanitë amerikane që duan të investojnë në Shqipëri. Deri tani nuk ka patur ndonjë projekt me Shqipërinë, por shprehu gadishmërinë e OPIC, për të shqyrtuar mundësitë e angazhimit dhe mbështetjes, në zbatimin e projekteve të rëndësishme, për jetën e një qyteti, të parashtruara nga Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me biznesmenë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff. Zoti Basha bëri të ditur se zhvillimi ekonomik, punësimi përmirësimi i cilësisë së jetës janë shtyllat mbi të cilat bazohet programi i tij, i cili nuk mund të realizohet pa dëgjimin e zërit të qytetarëve. Zoti Basha bëri të ditur se kontakti me qytetarin i drejtpërdrejtë, përmes letrave apo maileve është i përditshëm.
“Nga të gjithë gjërat që unë kam mundur të bëj në këto 6 muaj, ajo çka gjykoj më të rëndësishme është aftësia e qytetit për t’iu larguar konfliktit politik, aftësia e qytetarëve të Tiranës, për të konsideruar Bashkinë e Tiranës, si një njësi shërbimi, jo si një instrument partiak, por si një njësi në shërbim të dëshirave dhe aspiratave të tyre për të ardhmen.
Zoti Basha ka bërë edhe një prezantim të nismave, për ta bërë Tiranën një qytet miqësor për biznesin dhe nxitur punësimin:
“Krijimi i një mjedisi miqësor e të përshtatshëm për biznesin është shumë i rëndësishëm dhe këtij qëllimi i shërben krijimi i një one stop shop në Tiranë, ku çdokush që kërkon të aplikojë për një leje apo licencë (2/3 e të cilave unë kam si synim t’i heq nga lista dhe do të jenë me vetëdeklarim) do të kenë tashmë një ndalesë të vetme. 360 ditë për një leje ndërtimi nuk është mënyra e duhur për ta kthyer Tiranën në qytetin më atraktiv për të bërë biznes dhe qëllimi im është që duke nisur nga shtatori i këtij viti, për çdo leje ndërtimi do të nevojiten 45 ditë, as më pak dhe as më shumë, pas aplikimit për të.”
Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff garantoi mbështetjen e Fondit për projektet e Bashkisë, duke theksuar se dy janë gjërat për të cilat si Fondi ashtu dhe Komuniteti Shqiptaro - Amerikan është i fokusuar, çuarja më tej e marrëdhënieve shqiptaro - amerikane dhe për të ndihmuar sa më shumë Shqipërinë dhe njerëzit atje.
“Të gjithë ne që jemi këtu kemi përgjegjësi për të bërë dy gjëra, së pari për të asistuar në situatë makro, për të gjitha çështjet e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së por edhe për situata të tjera që kanë të bëjnë me biznesin, për të ndihmuar sa më shumë Shqipërinë dhe njerëzit atje. Sot është natë interesante sepse të gjitha këto segmente janë në zbatim dhe misioni i Bashës është në një linjë, me atë që ka edhe Fondi dhe është linja e duhur për të ndihmuar Shqipërinë. Ka shumë për të bërë në vitet në vijim, por është një fillim i mbarë”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha në SHBA