E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me armë brenda dy orëve në Berat e Lezhë

BERAT/LEZHE- Dy grabitje me armë kanë ndodhur brenda dy orësh në dy qytete të ndryshme. Dy persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në një dyqan argjendarie në lagjen “Mangalem”, në qendër të qytetit të Beratit, duke grabitur një shumë të konsiderueshme bizhuterish.

Ata kanë lidhur punonjësen e dyqanit dhe më pas kanë marrë bizhuteritë, për tu larguar në rrugicat dytësore të lagjes, ku policia ka gjetur një armë kallashnikov të braktisur dhe një palë rroba, që dyshohet se i ka ndërruar njëri prej grabitësve.

Punonjësja e argjendarisë ka deklaruar se nuk i ka njohur ata. Ndërkaq, më herët në bulevardin kryesor të qytetit të Lezhës, dy persona të paidentifikuar grabitën nën kërcënimin e armëve një agjenci të këmbimit valutor, duke i marrë pronarit të saj një shumë prej 10 mln lekësh të vjetra. Burime nga vendngjarja deklaruar se dy grabitësit ishin të pamaskuar.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›