E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha bleu shtëpi në Holandë me pasaportë amerikane misterioze

TIRANE-Ndërsa pak ditë më parë u publikuan fakte se bashkëshortja e Lulzim Bashës, kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës la në vitin 2004 nënshtetësinë shqiptare për atë holandeze, mediat zbulojne se fundmi se Basha ka qene mbartës dhe i një pasaporte amerikane shume dyshuese dhe te pashpjegueshme.

Mediat zbulojnë se Basha në vitin 2001 ka blerë një apartament në Holandë me një pasaportë serie (American passaport) 0160138), numër që nuk ekziston në pasaportat amerikane.

Rreth 10 vjet më parë, në datën 21.12.2001 Lulzim Basha i lindur më 12-06-1974, në Tiranë, dhe Aurela Isufi, lindur më 04-10-1973, në Tepelenë, të dy të pamartuar, janë paraqitur në zyrën e Noterit Mr. Ritzo Jacob Holtman në Utrecht të Holandës ku kanë blerë një shtëpi në adresën "Keizerstraat 25, 3512 EA Utrecht".

Ndërsa lajmi i nënshtetësisë së Aurela Isufit, bashkëshortes së Bashës u justifikua me fakte se ajo e la nënshtetësinë pasi nuk mund të blinte dot një banesë në Holandë, në dokumentet e Kadastrës Shtetërore të Holandeze të botuara sot në shtypin e shkruar, del se shtëpia është blerë në vitin 2001, dhe para noterit ajo është paraqitur me një pasaportë shqiptare me vendlindjen Tepelenë, ndërsa i fejuari në atë kohë i saj, Lulzim Basha ka përdorur pasaportën amerikane me 7 numra, ekzistenca e të cilës mbetet mister.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›