E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore Topi: Kemi nevojë për fushatë të qetë

TIRANE-Presidenti Bamir Topi duke uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve i ka bërë apel forcave politike të udhëhiqen nga mesazhi që përcjellin Pashkët.

“Këto festa janë për të gjithë shqiptarët se ndjeshmëria sot është e tillë, festojmë me njëri-tjetrin. Uroj të gjithë për Pashkët që sivjet vijnë në një moment të rëndëesishëm për shqiptarët. Politikanët tanë duhet ti kenë seriozisht kur shprehen për rindërtim shqirtëror, pasi kjo ka të bëjë me tërë vlerat morale, u shpreh Topi në një prononcim për mediat pas vizitës që bëri në Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale.

Kreu i shtetit theksoi se fushata duhet përmbyllet me sukses dhe po kështu të gjitha hallkat e procesit zgjedhor.
“Kemi nevojë për fushatë të qetë, pasi fatkeqësisht u shoqërua me incidente. Kemi nevojë që këtë fushatë ta bëjmë të qetë por edhe faza përmbyllje të jetë e qetë ashtu si kjo ditë që ku të të përcjellim me shumë besim tek njëri-tjetrit” theksoi Presidenti Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›