E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, brenda pak ditesh ne bashki Rozeta Rapushi

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, pritet ta marre zyrtarisht detyren brenda pak ditesh. Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Leonard Olli, shpjegoi dje se ne baze te ligjit per Pushtetin Vendor, nuk ka me asnje pengese ne ushtrimin e detyres nga kryetari i sapozgjedhur. Kjo per faktin e vetem se Kolegji Zgjedhor me vendimin e fundit e marre me 8 korrik, la ne fuqi vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe shpalli Lulzim Bashen fitues me 93 vota me shume se kundershtari i tij Edi Rama. “Ajo qe pritet eshte vetem elementi kohe qe te perfundojne kerkesat ankimore pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kolegjin Zgjedhor”, u shpreh Olli. Sipas tij, me perfundimin ne Kolegjin Zgjedhor te ankeses per Keshillin Bashkiak te Tiranes, qe pritet te mbyllet brenda dites se hene, pas kesaj dite, ne baze te ligjit ne fuqi, menjehere pas ketyre procedurave Kryetari i ri nis nga puna. “Me mbylljen e procedurave dhe dhenien e vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor per Keshillin Bashkiak te Tiranes, menjehere nis puna per konstituimin e ketij keshilli qe behet nen drejtimin e Prefektit te Tiranes”, sqaroi Olli. Sipas tij, me pas ne kete keshill behet edhe betimi nga ana formale e kreut aktual te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. “Lulzim Basha eshte zyrtarisht kryetar i Bashkise se Tiranes, qe ne momentin kur Kolegji Zgjedhor la ne fuqi vendimin e KQZ-se per shpalljen e rezultatit. Pas perfundimit te procedurave ankimore Basha mund te paraqitet menjehere ne Gjykaten e Faktit, ku merr nje vertetim qe kerkesat ankimore kane perfunduar dhe automatikisht merr te drejten per te nisur nga puna”, vijoi sqarimin e tij Olli. Partia Demokratike, nuk vonoi aspak por ankimoi menjehere dje ne oren 14:00 vendimin e KQZ-se qe nuk shperndau dot mandatet per Keshillin Bashkiak te Tiranes, ne Kolegjin Zgjedhor, ne menyre qe ky organ te ndaje mandatet perkatese dhe te zhbllokoje menjehere kete keshill. E njejta gje ndodhi edhe me keshillat bashkiake per te 10 njesite minibashkiake, ku serish KQZ nuk pati kuorumin e nevojshem per ndarjen e mandateve dhe ceshtja i kaloi Kolegjit Zgjedhor qe beri ndarjen e tyre. Te njejten procedure pritet qe Kolegji Zgjedhor te ndjeke edhe me keshillin e bashkise se Tiranes. Lulzim Basha u shpall fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 93 vota me shume se kundershtari i tij Edi Rama. Vendim ky i cili doli pas hapjes dhe numerimit te fleteve te hedhura gabim ne te gjitha kutite e votimit ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›