Frangaj: Ministri Pollo, jo pjese e projektligjit per RTV
Projektligji per transmetimet me ze dhe figure eshte kontestuar nga perfaqesues te shoqatave mediatike ne vend, gjate seances degjimore me grupet e interesit. Sipas tyre ky projektligj, i cili ka per qellim rregullimin e transmetimeve televizive duket se anashkalon ne thelb disa prej problematikave me te cilat ndeshet sot media elektronike. Per kreun e Shoqates se Mediave Elektronike, Drejtorin e Pergjithshem te Televizionit Kombetar “Klan”, Aleksander Frangaj, amullia ne ligjin e ri lind qe me emertimin e ketij te fundit. “Nuk me erdhi mire kur shoh qe eshte fshire termi radio-televizion nga i gjithe ligji. Nuk e di pse, duket sikur ka pasur frike ligjshkruesi qe ta perdore termin radio-televizion. Ky eshte nje ligj vetem per radio–televizionet, pavaresisht se i ka nderruar termin dhe e ka futur ne transmetime me ze, dhe me ze dhe me figure. Ze dhe figure ne cdo term shqiptar, por edhe nderkombetare eshte radio-televizion. Ky ligj nuk ka te beje me transmetimet e tjera, qe mund te jete transmetime jo radio-televizive. Ky eshte vetem per transmetimet radio-televizive dhe nuk kemi pse t’ja heqim termin radio-televizion dhe ta kthejme ne Keshillin Kombetar te Transmetimeve, KKT”, tha Frangaj. Sakaq, edhe perfshirja e Ministrit te Inovacionit ne projektligj eshte cilesuar e pakuptimte nga perfaqesuesit e Shoqates se Mediave Elektronike. Sipas tyre kjo eshte hera e pare qe nje minister i kabinetit tenton te perfshihet ne ligjin per mediat. “Eshte krejtesisht i panevojshem, i papranueshem dhe kthim mbrapa, futja e nje ministri ne ligj. Eshte hera e pare qe futet qeveria me nje element dhe konkretisht Ministri i Inovacionit dhe nuk e di pse eshte futur. Nuk ka asnje detyre konkrete qe ka te beje me funksion. Nuk ka asnje detyre konkrete, eshte futur kot. Eshte si ajo shprehja e vjeter, “sa me qene Kola ne pune”. Mesa duket eshte nje ministri qe nuk po di cfare eshte dhe hajde ta fusim edhe ketu. Propozoj qe te mos jete fare pjese e ketij ligji”, u shpreh Frangaj. Ne te pakten tete nene, ky draft per te cilin ka afer kater vite qe punohet, sipas grupeve te interesit nuk merr persiper te zgjidh ngercin madhor me te cilin perballet tregu mediatik, ai i piraterise. Problem qe sipas z. Frangaj verehet rendom gjate piratimit te transmetimeve sportive nga televizionet kabllore. Ndaj ai sugjeroi masa me te rrepta ndeshkuese ndaj te gjithe piratuesve, ne baze te nje skeme qe ai e cilesoi si te drejte. “Televizionet kabllore piratojne nga mengjesi deri ne darke dhe kete pirateri e shesin me leke tek qytetaret. C’ka eshte vene re jashtezakonisht shume tek pjesa e transmetimeve sportive. Sot ne Shqiperi, ndoshta dikujt mund t’i duket cudi, por nje kontrate e transmetimit te UEFA Champions League eshte e lidhur per 7.5 milione euro, per tre vite, pa llogaritur kostot teknike qe merr Euro Vizioni, nga 1 mije euro per cdo ndeshje, vetem per te te dhene sinjalin. Gjithe kjo piratohet dhe vidhet nga te gjitha televizionet kabllore ne Shqiperi. Keto kabllore nuk gjobiten dhe absolutisht se eshte marre ndonje mase. E keqja eshte se vazhdojne jepen licensa edhe sot. Une mendoj se duhet te rritet masa, te pakten ta bejme nga 200 mije deri ne 3 milione leke. Dhe propozoj qe te shtojme nje pike tjeter te re. Te cilat konsistojne ne; me gjobe nga 5 milione deri ne 10 milione leke kur transmetohen programe, ndeshje, apo evenimente sportive per te cilat nuk disponon kontrate transmetimi dhe kur vlera e blerjes se ketyre aktiviteteve eshte mbi tre milione leke”, tha Frangaj. Nje tjeter sugjerim i Shoqates se Mediave Elektronike ishte dhe ai i kufizimit ne masen 40 per qind, qe i njeh ligji nje investitori per te pasur aksione ne nje media elektronike. Ndjekja e se njejtes praktike, si me ligjin e vitit 1998 te Sefedin Celes u konsiderua se nuk i sherben mbrojtjes nga monopoli dhe se eshte nje praktike e pa aplikuar ne vendet e tjera. “Nuk ka asnje vend ne Evrope qe te kufizoje aksionet, pronesine ne nje shoqeri tregtare radio televizive. Jemi i vetmi vend qe i themi nje investitori ne fushen e medias qe ti s’mund te kesh me shume sesa 40 per qind. Eshte nje kufizim qe lindi ne kohen e hartimit te ligjit te pare. Me propozim te Sefedin Celes, ishte koha kur behej zhurme per ceshtjen e Berluskonit ne Itali dhe e moren dhe e futen ne ligj. Nderkohe qe debati ne ate kohe ne Itali ishte per ceshtjen e tregut te reklames. Ky kufizim 40 per qind vetem ka cuar ne ndarje te familjeve, eshte ndare burri me gruan vetem per te mos humbur aksionet, ose per te mos ja dhene aksionet komshiut. Nuk ka asnje shoqeri tregtare, biznesi, nuk ka kufizim qe te kesh aq po kaq aksione. Ky eshte ligj per frekuencat, vendos kufizime per frekuencat”, tha Frangaj. Te gjitha sugjerimet e shtruara pritet te merren ne konsiderate nga Komisioni i Medias, i cili do ta kaloje ne votim draftin qe paraprakisht ka marre pelqimin e te vetmit socialist ne komision Kastriot Islami. Ligji ekzistues eshte ndryshuar disa here qe nga viti 1998 deri ne vitin 2008. Ndryshime qe ende nuk i pergjigjen zhvillimeve teknologjike te sherbimeve te ofruara nga rrjetet e komunikimeve elektronike.