E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë

Fier / Banorët e dëmtuar nga lëkundjet sizmike pranë puseve në naftës kërkojnë ndihmën e shtetit për tu zhdëmtuar


FIER- Më shumë se 200 familje të zonës së Kuqarit dhe Zharrëzës në rrethin Fier po jetojnë mes shtëpive me mure të çara dhe tavane e suva të rëna shkaktuar nga lëkundjet e tokës në fillim të muajit shtator të këtij viti. Banorët shprehen se ndihen të rrezikuar në këtë fillim dimri për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Sipas tyre, përveç regjistrimit të dëmeve të mëdha të shkaktuara nëpër banesa nga një komision i ngritur nga këshilli i qarkut, nuk është bërë asnjë hap konkret në zhdëmtimin e dëmeve të mëdha që kanë pësuar si dhe në rikonstruksion të banesave që po shkojnë drejt shembjeve. Vetëm në një lagje të Kuqarit janë rreth 150 banesa në gjendje të rëndë me shenja të dukshme të çarjeve dhe shembjeve.

Banorët tregojnë se kanë frikë të jetojnë në këto shtëpi, dhe theksojnë se frika ka mbërthyer edhe fëmijët e vegjël që jetojnë tashmë me shqetësimet e të mëdhenjve. Në këshillin e Qarkut Fier kreu i saj Luan Mucaj është shprehur se ende nuk është përcaktuar natyra e lëkundjes së tokës dhe shkaku që solli këtë dëm te banorët e kësaj zone Ndërsa theksoi se është plotësuar dosja, e cila qëndron në pritje të përcaktimit të shkakut është natyral apo i sjellë nga punimet në këtë zonë naftëmbajtëse. Që prej fillimit të shtatorit kur dhe ndodhi dukuria janë ndërprerë punimet në pusin që mendohet se ka sjellë lëkundjet e mëdha të tokës në këtë zonë. Ndërsa banorët presin në këtë fillim dimri ndihmë nga shteti për të riparuar banesat e tyre.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›