Basha del me aleatët pas rrjedhjes së votave: Jemi të unifikuar
Kryetari i PD-së: Duam transparencë, qeveria e re fillim jo të mbarë
Rrjedhja e votave drejt mazhorancës së re nuk është pritur mirë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për këtë arsye ky i fundit ka mbledhur dje aleatët e kësaj partie, që janë po ashtu të dyshuar se kanë dhënë votën pro Ilir Metës. Në fund të takimit me dyer të mbyllura, Basha doli në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se ata janë të unifikuar. Në krah të tij gjatë konferencës për shtyp ishin kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe të tjerë.
Programi i qeverisë
Po ashtu ppozita ka reaguar menjëherë pas vendimit të mazhorancës së re për të diskutuar programin qeverisës në seancën e sotme parlamentare. Pasditen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së aleatët e saj ku ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura përreth 30 minuta. Në përfundim të takimit, Basha së bashku me kryetarin e Partisë Drejtës, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehin dhe kreun e demokristianëve, Nard Ndoka dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku shprehën se opozita është e gatshme për të ndërmarrë çdo hap demokratik në shërbim të transparencës.
Deklarata
Duke iu referuar vendimit për të diskutuar në seancën e sotme programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme kreu i demokratëve e quajti këtë një fillim jo të mbar të mazhorancës së re. Komunikimi konfliktual dhe refuzimi për transparencë është shenje e keqe dhe fillim jo i mbarë i mazhorancës. I japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim dhe i themi të tërhiqet nga ky akt që buron nga mungesa e seriozitet dhe përpjekja për të zhdukur transparencën, tha Basha. Më tej, Lulzim Basha i ka kërkuar mazhorancës së re që të shmangi konfliktulitetin dhe ti jap kohë opozitës për tu njohur me programin në të kundër Basha tha se opozita do të ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën. Nëse nuk reflektojnë opozita do të mbajë qëndrimin e unifikuar dhe të prerë për këtë akt të papranueshëm. Përgjegjësia është e mazhorancës. Bëjmë thirrje të shmangin konfliktualitetin dhe provokimet dhe ti kthehen normalitetit duke i siguruar kohën e nevojshme me kohën që kjo opozitë i ka dhënë opozitës që tashmë është në mazhorancë me qëllim që të kemi debat transparent. Qëndrim i unifikuar do thotë se ne jemi gati të marrim çdo hap për të mbrojtur parimet e shenjta të transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar, deklaroi Basha. Numri 1 i demokratëve theksoi se mazhoranca përdori sot gjuhën e konfliktualitetit me opozitën, e cila kërkoi kohë për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në lidhje me premtimet.