Basha dhe Rama presin sot 16 kutite e fundit me vota

Shqiperia kaloi dje edhe nje nate tjeter me numerimin e vetem 40 kutive duke e shtyre per sot mbylljen e rezultateve te zgjedhjeve vendore. Shpejtesia e numerimit ka qene teper e ulet gjate gjithe dites dhe vetem ne mbremje vone ky process mori nje nxitje te konsiderueshme nga shtimi i vezhguesve nderkombetare.
Ambasadori i SHBA Aleksander Arvizu si dhe ambasadoret e OSBE dhe BE Volfart dhe Sekui vezhguan nga afer numerimin e votave ne disa qendra te ndryshme. Prania e diplomateve beri qe grupet e numeruesve ta rrisnin mjaft shpejtesine e punes ata numeruan per 20 minuta nje kuti me disa qindra vota kur mesatarja e kesaj pune ka qene mbi nje ore pa llogaritur nderprerjet e shumta dhe pushimet e gjata qe marrin keto grupe.
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara Arvizu tha se qytetaret shqiptare kane votuar ne menyre demokratike dhe e meritojne qe vota e tyre te numerohet sakte. Thjesht duhet qe votat te numerohen me shpejt.
Duhet menduar per njerezit qe hodhen votat e tyre ne keto kuti dhe ato duhen numeruar prandaj erdhem qe te mbeshtesin njerezit qe numerojne votat dhe te ndihmojme ne mbrojtjen e integritetit te zgjedhjeve. Kujtoni se ku ishim ne muajin shkurt apo mars. Shume njerez nuk besonin atehere se do te ishte e mundur qe te mbaheshin zgjedhjet vendore ne 8 maj. Askush nuk po thote qe cdo gje ishte e persosur por neper te gjithe Shqiperine kishte nje entuziazem shume te madh - tha ambasadori Arvizu.
Sipas tij njerezit votuan ne nje pjesemarrje shume te madhe - pjesemarrja ne zgjedhjet vendore iu afrua atyre per zgjedhjet parlamentare. - Kjo tregon se sa e forte eshte deshira e qytetareve per te marre pjese ne proceset demokratike.
Keto zgjedhje nuk u bene vetem nga K.Q.Z dhe as nderkombetaret por u mbajten sepse populli mori pjese dhe shprehu mendimin e vet me keto votime. Reforma e sistemit zgjedhor eshte e nevojshme per Shqiperine sipas rekomandimeve te eksperteve te OSBE-se. Shqiperia eshte ne nje proces integrimi ne BE dhe rishikimi i kodit zgjedhor duhet pas kesaj. Por tani duhet te kalojme kete hap te zgjedhjeve vendore dhe duhet te mbyllen rezultatet - tha ambasadori amerikan ne Shqiperi Arvizu.
Kjo eshte hera e pare qe zgjedhjet ne Shqiperi dalin me rezultate kaq te ngushta. Aktualisht kandidati Lulzim Basha ka vetem 638 vota me shume se kandidati Edi Rama ndersa kane mbetur edhe 16 kutite e fundit. Matematikisht secilit kandidat i duhet qe te marre rreth 50 vota nga cdo kuti qe te siguroje fitoren per bashkine e Tiranes. Pajisjet elektronike dhe kujdesi i numeruesve po ben te mundur saktesimin e diferencave shume te vogla. Per keto dallime kaq te vogla ne zgjedhjet e meparshme as qe behej fjale sepse fituesit gjithmone kane siguruar nje sasi te madhe votash.