Lulzim Basha ruan distancën ndaj Edi Ramës, në numërim kutitë e fundit- troket ora e fitores. Kandidati demokrat: Do udhëheq deri në fund

-- Përfundon numërimi në Durrës, fiton socialisti Vangjush Dako- Durrësi nuk ndahet nga "makineria e betonit" dhe as nga degradimi i qytetit
-- Ambasadori i OSBE, Wollfarth: Jemi të sigurt që procesi i numërimit të votave është transparent
-- JA REZULTATET NE NJESITE BASHKIAKE TE TIRANES
UPDATE- Gara për bashkinë e kryeqytetit ka hyrë në fazën e saj më deçizive, teksa sot në orët e para të mëngjesit është vënë re një epërsi spektakolare e kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, i cili edhe pse ishte në disavantazh, arriti të balanconte rezultatin dhe ta tejkalonte atë me një epërsi të theksuar votash, e cila sipas KQZ deri në orën 19:40 minuta, i kalon 1 100 vota +. Nga numërimi i 450 nga 485 kuti votimi në total, ka rezultuar se kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha ka siguruar 116 330 kundrejt 115 270 votave të siguruar nga rivali i tij socialist, Edi Rama. Pra, diferenca mes dy kandidatëve është 1 034 vota. I treti renditet Hysni Milloshi me 1 276 vota. Lulzim Basha ka fituar bindshëm në njësinë bashkiake nr.8, ose KZAZ 52, me një diferencë prek 1060 vota. Lulzim Basha është shpallur tashmë fitues në disa njësi bashkiake, ku ndër to vlen të theksohet fitorja spektakolare në njësinë bashkiake nr.2, atë nr. 4, nr. 8, nr. 10 dhe nr. 11, ndërsa një epërsi konstante vihet re edhe në njësinë bashkiake nr. 9, ku kandidati Basha aktualisht kryeson me afro 400 vota. Aktualisht po numërohet në njësinë bashkiake nr. 5 dhe atë nr. 9. KZAZ nr. 49 dhe KZAZ nr. 54, kanë prirje të ndryshme trendi. Basha udhëheq dukshëm njësinë bashkiake nr. 9, ndërsa Rama atë nr. 5, ku diferenca në këtë njësi është 3557 vota. Disa orë më parë, përfundoi numërimi në njësinë bashkiake nr. 11 ose KZAZ nr. 55, ku Lulzim Basha fitoi bindshëm me një diferencë të thellë prej 2 700 votash. Numërimi i votave ka përfunduar në 9 njësitë e tjera, përkatësisht në minibashkitë nr. 1, 2, 3, 4, 6, 7, 8 dhe nr. 10.
Rezultatet në KZAZ-të e Tiranës dhe minibashkitë e kryeqytetit:
Njësia bashkiake nr.1, KZAZ nr. 45
Lulzim Basha- 9191
Edi Rama- 9675
Njësia bashkiake nr. 2, KZAZ nr. 46
Lulzim Basha- 16 082
Edi Rama- 15 918
Njësia bashkiake nr. 3, KZAZ nr. 47
Lulzim Basha- 8457 vota
Edi Rama- 8933 vota
Njësia bashkiake nr. 4, KZAZ nr. 48
Lulzim Basha- 11 000
Edi Rama- 10 860
Njësia bashkiake nr. 5, KZAZ nr. 49
Lulzim Basha- 9695 vota
Edi Rama- 13 252 vota
Hysni Milloshi- 86 vota
Njësia bashkiake nr. 6, KZAZ nr. 50
Lulzim Basha- 10 891
Edi Rama- 11 599
Njësia 7, KZAZ nr. 51
Lulzim Basha- 13 329
Edi Rama- 13 793
Njësia bashkiake nr. 8, KZAZ nr. 52
Lulzim Basha- 9 362
Edi Rama- 6 976
Njësia 9, KZAZ nr. 53
Lulzim Basha- 9 937
Edi Rama- 9 443
Njësia 10, KZAZ nr. 54
Lulzim Basha- 6 226
Edi Rama- 5 702
Njësia nr. 11, KZAZ nr. 55
Lulzim Basha- 13 405
Edi Rama- 10 723
Vota të numëruara: 232 442
Vota, Lulzim Basha: 116 330
Vota, Edi Rama: 115 270
Vota, Hysni Milloshi: 1276
Në përqindje
Lulzim Basha: 49 .93%
Edi Rama: 49.52%
Hysni Milloshi: 0.55%
Votat në shkallë kombëtare, “Aleanca për Qytetarin” vazhdon të thellojë diferencën
“Aleanca për Qytetarin”- 643 897 Vota
“Aleanca për të Ardhmen”- 576 184 Vota
Të tjera- 69 251 Vota
Diferenca mes dy koalicioneve është 67 713 vota. Pra, dukshëm Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, vazhdojnë të jenë grupimi politik më i votuar në shkallë vendi.
Kandidati demokrat: Jam në krye të garës, por do pres të dëgjohet zëri i çdo qytetari
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha i ka bërë thirrje komisionerëve të mos ndikohen nga trysnia e garës, por të vijojnë numërimin e votave. Në një dalje publike, Basha falenderoi sërish komisionerët për punën e palodhur që po bëjnë ndërsa theksoi se çdo shqiptar duhet të krenohet me punën e tyre e cila do të finalizojë procesin transparent të zgjedhjeve. “Dua të falenderoj komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e tyre të palodhur, e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Duhet të krenohemi me punën e tyre qe vazhdon të sigurojë një proces përgjithësisht transparent dhe demokratik. Trysnia që vjen në këtë garë të ngushtë, nuk duhet të ndërhyjë në detyrën e rëndësishme të numërimit të saktë dhe të ndershëm të çdo vote”- u shpreh kandidati demokrat. Më tej, Basha ka teksuar se edhe pse ai kryeson garën për bashkinë e Tiranës ai është në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. “Siç e dini, unë kam rimarrë kryesimin e garës, megjithatë, kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë, transparent, të saktë, dhe të pavonesë të çdo vote. Vota e çdo qytetari duhet të numërohet, zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet”- përfundoi Basha.
Wollfarth: Jemi të sigurt që procesi i numërimit të votave është transparent
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, deklaroi mbrëmjen e sotme se procesi i numërimit të votave po bëhet i saktë dhe transparent. Wolfarth, i cili vëzhgoi procesin e numwrimit të votave në njësinë 9, KZAZ nr.53, në Tiranë, e konsideroi si të rëndësishëm faktin se vota po numërohet drejt, por ai vlerësoi se ky proces duhet të ishte më i shpejtë. “Ne jemi të sigurt se procesi i numërimit të votave po bëhet i saktë”- tha Wolfarth. Ai u kërkoi politikanëve të presin procesin e numërimit, te jenë të qetë dhe të presin rezultatin. Kjo njësi, e cila është në përfundim të procesit të numërimit të votave për kryetar Bashkisë së Tiranës, ka patur një proces të ngadalshëm, për shkak të vonesave dhe zvarritjeve nga komisionerwt e grupeve të numërimit. Aktualisht, procesi i numërimit po vëzhgohet nga afër nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, kanë monitoruar në vijimësi procesin paraelektoral, ditën e votimeve si dhe po ndjekin nga afër edhe procesin e numërimit. Në ditën e zgjedhjeve ishin të pranishëm rreth 5000 vëzhgues vendas dhe të huaj, të cilët rreth 400 vëzhgues i përkasin misionit të OSBE/ODIHR-it, të cilët dy ditë pas 8 majit nxorën edhe konkluzionet paraprake të procesit elektoral të zgjedhjeve vendore. Në raportin paraprak u theksua se procesi ishte transparent, por u karakterizua nga mosbesimi mes palëve.
PD akuza PS: Komisionerët e majtë bllokojnë procesin e numërimit
Partia Demokratike i ka cilësuar si të pabaza akuzat e PS-së se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave në njësinë 5 në Tiranë. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se komisionerët e djathtë janë në vendin e tyre të punës dhe se nuk ka pasur bllokim të numërimit nga ana e tyre jo vetëm në njësinë bashkiake 5 por në asnjë njësi tjetër. “Garantojmë qytetarët se çdo votë do të numërohet me transpaencë të plotë dhe që asnjë vullnet i mbrapshtë nuk mund të devijojojë dot vullnetin popullor”- theksoi Mustafaraj.
Shkodër, fiton Lorenc Luka, kandidati i Partisë Demokratike me diferencë 9 600 vota
Rikonfirmohet për herë të dytë në krye të bashkise së Shkodrës kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Lorenc Luka, me një epërsi të jashtëzakonshme votash. Në përfundim të numërimit të votave, kandidati Luka ka marrë 20 798 vota, ndërsa kandidati Uruçi 11. 227 vota, duke fituar me një diference prej 9 571 votash. Numërimi i votave për bashkinë e Shkodrës ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm , por theksojmë se Kandidati i i Aleanceës për Qytetarin ka qenë në avantazh gjatë gjithë kohës. Fitoren e tij Luka e konsideroi një sukses, c’ka dëshmon besimin e qytetarve, por njëherësh edhe një përgjegjësi për tu shërbyer me tej qytetarëve.
Përfundon numërimi në Durrës, fiton socialisti Vangjush Dako- Durrësi nuk ndahet nga makineria e betonit dhe as nga degradimi i qytetit
KZAZ e Durrësit finalizoi sot në mëngjes procesin e numërimit të votave, duke shpallur fitues kandidatin socialist Vangjush Dako. Bashkia e qytetit bregdetar rifitohet nga Dako, pasi doli në diferencë votash me rivalin demokrat, Ferdinand Xhaferaj. Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancs për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferaj, ka marrë 29 785 vota, ndërsa ai socialist, Dako, 33 369 vota. Pra, kuptohet qartë se me vullnetin ose jo të qytetarëve të Durrësit, ky qytet do mbetet peng i një tjetër mandati keq qeverisës dhe betonizimi. Kandidati demokrat, Xhaferaj, zhvilloi një fushatë mjaft konstruktive, duke nxjerrë prej saj shembull qytetarie dhe alternativa të larmishme për qytetin dhe qytetarin. Por, finalizimi i kutisë së fundit, asaj 165, dha verdiktin zyrtar se Durrësi nuk u shkëput nga “makineria e betonit”, nga ndotja ambientale si dhe as nga degradimi i turizmit e vlerave kulturore e historike të qytetit antik.
...