Engel Shpresoj qe numerimi i votave ne Shqiperi te vazhdoje pa veshtiresi

Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan Eliot Engel tha se shpreson qe numerimi i votave ne Shqiperi te vazhdoje pa veshtiresi dhe qe palet ti permbahen sundimit te ligjit. Zoti Engel i beri komentet mbreme ne nje takim me perfaqesuese te shoqerise civile nga Kosova te cilat vizituan Kongresin amerikan.
Ne po ndjekim rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Nuk e di kush do te fitoje. E di se rezultati eshte shume i ngushte. Por shpresoj se te dyja palet do te bien dakord me sundimin e ligjit persa i perket zgjedhjeve. E di se numerimi vazhdon dhe shpresoj se do te vazhdoje pa ndonje veshtiresi. Shpresoj gjithashtu se cilido qe te fitoje do te respektohet sepse kjo do ti tregoje Bashkimit Evropian qe Shqiperia po i ploteson standardet e BE-se. Jam shume i gezuar qe Shqiperia i plotesoi standardet e NATO-s por keto zgjedhje do ti tregonin Bashkimit Evropian se Shqiperia e deshiron anetaresimin ne BE.