Basha diskuton aksionin opozitar me krerët lokalë

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha ka përfunduar të shtunën paradite një mbledhje me krerët e degëve të PD-së. Në mbledhje nuk dihet akoma se çfarë vendimi është marrë lidhur me Sali Berishën për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së. Kreu i PD në Durrës Ferdinand Xhaferi ka hedhur pak dritë rreth situatës. “Përjashtimi i Berishës i vështirë, vendimi shmangu kostot afatgjata për vendin”.
Në mbledhje është diskutuar se cili do të jetë qëndrimi i opozitën në 4 vitet e ardhshme pas futjes në parlament.
Mbledhja e së shtunës vjen pasi një ditë më parë zoti Basha u vu në qendër të kritikave të ashpra, madje dhe fyese lidhur me vendimin e tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish kreun e PD dhe kryeministrin e vendit Sali Berisha. Pak kohë më parë atij ju ndalua hyrja në SHBA, pas u cilësua person i padëshiruar bashkë me familjen e tij. Vetë zoti Berisha e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga grupi i PD dhe ka akuzuar zotin Basha se ka bashkëpunuar me kryeministrin Rama.