Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta dekretoi të shtunën emërimin e Edi Ramës si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Me një dekret të veçantë që hyn në fuqi menjëherë, Presidenti Meta emëroi kryeministrin Rama. Propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Partisë Socialiste, e cila rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend.
PS fitoi shumicën parlamentare pas zgjedhje të përgjithshme të zhvilluara më 25 prill, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo është hera e tretë radhazi që PS fiton zgjedhjet paralamentare dhe për zotin Rama është hera e tretë që ai zgjidhet kryeministër.
Pritet që zoti Rama të paraqesi në parlament qeverinë e tij tashmë të njohur dhe programin e saj. Pas miratimit të saj qeveria do të bëjë betimin para presidentit.