Basha, “dorezohet” me 24 dhjetor
Kuvendi voton te henen per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet vendosi dje te percaktoje seancen e 24 dhjetorit si decizive per mandatin e ministrit, duke ja dorezuar Prokurorise se Pergjithshme qe ta hetoje per abuzime ne tenderin e rruges Durres-Kukes. “Kete ceshtje kurrsesi nuk mund ta leme per sesionin e ardhshem. Kemi marre nje vendim qe brenda ketij sesioni te heqim imunitetin e ministrit Basha”, tha Kryetarja e Kuvendit, Topalli, duke paraqitur nje projekt-raport per votim ne Kuvend. Sipas saj, anetaret e keshillit kane mundesi deri diten e neserme qe te bejne propozimet e tyre per raportin, ne menyre qe ai te jete gati diten e hene. “Eshte nje vullnet qe duhet pershendetur, por Prokurorja e Pergjithshme te mos ndryshoje prokuroret qe e kane hapur kete ceshtje dhe vullneti i organit te akuzes te vazhdoje edhe ne te ardhmen, sepse nje nga stacionet e reja ku kalon rruga Durres-Kukes eshte edhe Prokuroria e Pergjithshme”, tha Koci. Keshilli ra dakord qe diten e merkure te perfundoje raportin, qe ka si kryefjale heqjen e imunitetit te ministrit Lulzim Basha.