E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, ne16-vjetor faktor qeverises

Partia Demokristiane, me kryetar te saj ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, festoi dje 16-vjetorin e krijimit te saj. Ne ceremonine e zhvilluar ne “Sheraton” moren pjese deputete te te gjitha partive politike, ministra dhe Kryeministri Sali Berisha. Nga Partia Socialiste, kryetarja e Grupit parlamentar, Valentina Leskaj, perfaqesoi kete grup dhe kryetarin e PS-se, Edi Rama. Po ne feste mungonte ish-kryetari i kesaj partie, Nikolle Lesi, i cili tashme ka krijuar partine e tij te re. Nga ana tjeter, ftese PDK nuk kishte cuar as per ish-kryeministrin Fatos Nano, duke mos harruar keshtu konfliktet e vjetra te tij me kete parti. Ne fjalen e tij pershendetese, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, e cilesoi pervjetorin e 16-te te krijimit te kesaj partie si diten e rilindjes se vlerave demokristiane, per te cilat u martirizuan qindra e mijera shqiptare gjate viteve te erreta te diktatures. Ndersa Kryeministri Berisha gjate fjales se tij ne kete ceremoni theksoi se PDK eshte nje faktor i rendesishem i pluralizmit shqiptar dhe vleresoi marredheniet e PD-se dhe PDK-se, si pjese e koalicionit qeveritar.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›