E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Proporcional i paster, favor grave”

Sistem proporcional te paster, me qellimin e vetem per te rritur pjesemarrjen e gruas ne politike. Ky ka qene qendrimi i kryetarit te LSI, Ilir Meta, teksa ka marre pjese ne nje aktivitet te Institutit Demokratik Amerikan, per rritjen e pjesemarrjes se gruas ne politike dhe vendimmarrje. “Reforma Zgjedhore mund te zgjidhe problemin e nje perfaqesimi me te gjere te gruas ne Parlamentin e ardhshem. LSI eshte e angazhuar te pranoje dhe te promovoje sistemin e proporcionalit te paster, pasi vetem permes ketij sistemi mund te garantohet barazia gjinore”, ka qene deklarata e kreut te LSI, Meta. Ai, duke marre pjese si i ftuar nderi ne kete aktivitet te NDI, theksoi se reforma zgjedhore eshte nje moment shume i rendesishem ne rritjen dhe zgjerimin e pjesemarrjes se gruas ne politike, si nje hap vendimtar ne demokratizimin e vendit dhe ne procesin e integrimit.
Duke qene, sipas njoftimit te shtypit, i vetmi lider politik i ftuar ne kete takim, kryetari i LSI, Meta, i ndjekur me interes gjate fjales se tij nga pjesemarreset nga te gjitha partite, te pranishme ne aktivitet, theksoi se Reforma Zgjedhore mund te zgjidhe problemin e nje perfaqesimi me te gjere te gruas ne parlamentin e ardhshem. Ne kete kendveshtrim, ai ka nenvizuar faktin se LSI eshte e angazhuar te pranoje dhe te promovoje sistemin e proporcionalit te paster, pasi vetem permes ketij sistemi mund te garantohet barazia gjinore ne Kuvendin e Shqiperise. “Ne rast se do te arrijme te vendosim nje sistem te paster proporcional, ne do te garantojme nje perfaqesim te barabarte gjinor, 50 me 50 per qind”, tha Meta. Per te, vetem nje balancim gjinor ne parlament, mund te imponoje nje pjesemarrje sa me te madhe te grave ne te gjithe organet vendimmarrese politike, qeverisese dhe shteterore ne pergjithesi.
S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›