“Te gjithe per votimin e Bashes”
Kryeministri Berisha, gjate mbledhjes me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, theksoi se deputetet e kesaj partie duhet te ishin patjeter prezent ne sallen e Kuvendit me date 24 dhjetor. Thirrja e Berishes, per prezencen e deputeteve ne salle te henen e ardhshme, ka te beje me votimin per heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha. Keshtu me prezencen e plote te deputeteve te mazhorances ne salle dhe me votat e tyre pro heqjes se imunitetit per ish-ministrin e Transporteve, mazhoranca kerkon te tregoje se eshte e hapur te heq imunitetin e kujtdo deputeti, ne rast se ai akuzohet per perfshirje ne aferat korruptive. F.M