E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, dosja e shkeljeve

Pjesa me e madhe e shkeljeve te dyshuara nga prokuroria se jane kryer nga ish-ministri i Transporteve, Lulezim Basha per segmentin Rreshen-Kalimash, jane te njejta me ato qe u konstatuan ne periudhen e ish-Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku.

Nje dite para se ish-ministri Basha, t'u nenshtrohet pyetjeve si i pandehur nga prokurori Arben Kraja, burimet jo zyrtare pohuan per Top Channel se jo pak nga argumentat e firmosura prej ish-kryeprokurorit Sollaku, ne kerkesen per heqje imuniteti  jane  pjese e akuzave qe do t'i komunikohen bashes te enjten ne mesdite.

Ndersa prokuroret nuk pranojne te flasin per shtypin pasi sipas tyre cdo gje ne lidhje me kete ceshtje do t'i komunikohet se pari vete Lulezim Bashes, ajo qe dihet tashme jo zyrtarisht, eshte se Basha pritet te akuzohet nga prokuroria se me veprimet dhe mos veprimet e tij te kete shperdoruar detyren, por edhe te kete ushtruar ndikim te paligjshem tek vartesit, si dhe te jete i implikuar ne vepren penale te korruspionit pasiv te funksionareve te larte shteterore apo te zgjedhurve vendore.

Kerkesa e afersisht nje viti me pare per heqje imuniteti te ish-ministrit te Transporteve po ashtu edhe deputet, konstatonte se te dyshimta ishte menyra se si ishte perzgjeshur si konsulente nje firme e huaj qe eshte paguar me shumen e 220 mije eurove qe do t'i hapte rruge perzgjedhjes se firmes fituese ne tender.

Po ashtu ne kerkesen e atehershme thuhet se pala shqiptare ka firmosur nje pardhenie prej 6 miliarde leke apo mbi 55 milione euro ne favor te sipermarresit ende pa filluar punimet.

Sipas te njejtave materiale qe thuhet jo zyrtarisht se qendrojne edhe ne dosjen aktuale, ministri Lulezim Basha ka qene i angazhuar drejperdrejt ne kushtet e kontrates tek e cila sipas grupit hetimor, jane evidentuar shkelje qe kane sjelle edhe dem financiar ndaj shtetit shqiptar.

Por ndersa Basha do t'u pergjigjet disa pikepyetjeve te prokurorise, jo zyrtarisht ky organ deklaron se nga pikat e perfshira ne kerkesen per heqjen e imunitetit, mund te jene shtuar edhe shkelje te tjera dhe hequr disa te tjera ose reduktuar statusi i tyre, ne vetem shkelje administrative.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›