E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha drekon me Rezart Taçin

Kandidati humbës për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, drekoi sot me Rezart Taçin, pronar i ish kompanisë shtetërore ARMO dhe ish televizionit ALSAT. Taçi dhe Basha drekonin ndërkohë që KQZ ishte bllokuar nga deputetë të opozitës, të cilët kërkonin të bllokonin aktin normativ të KQZ për shpalljen fitues të Lulëzim Bashës për kryetar bashkie të Tiranës me vota të gjetura jashtë kutisë së votimit.

Rezart Taçi është akuzuar nga media shqiptare dhe ndërkombëtare për privatizimin spekulativ të kompansië ARMO me mbështetje të familjes Berisha dhe për dhunë mbi tri gazetarë kritikë me qeverinë dhe si një biznesmen problematik në Shqipëri për shkak të detyrimeve të pashlyera me palët e treta si Albpetrol dhe kompani të tjera partnere me të.

Lulëzim Basha ka përfunduar një fushatë mediatike tërësisht të montuar përmes medies që ka nën kontroll. Televizioni në pronësi të zotit Taçi ka transmetuar  gjithë kasetat e montuara të zotit Basha dhe klasifikohet si një nga mediet në shërbim të biznesit të afërt me qeverinë Berisha.

Gruaja e zotit Berisha, Liri Berisha  e ka Rezart Taçin sponsorin e saj kryesor në aktivitetet e saj në fushën e bamirësisë, një aktivitet spekulativ që duhet të hetohet për problemet që ka prodhuar me  fëmijët shqiptarë në nevojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›