E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha e merr më në fund një urim ndërkombëtar nga Viktor Orban

Basha_konferenceKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e mori më në fund një urim të rëndësishëm nga arena ndërkombëtare. Vetëm se ky urim i ka ardhur nga delja e zezë e Bashkimit Europian, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Më lejoni tu shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në emër të FIDESZ, më lejoni tju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit.

Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi, thuhet në mesazhin e Orban./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›