E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Një ndërtim që nuk i duhet bregdetit tonë

Fotoja më poshtë është bërë në një nga plazhet më të bukura të jugut të vendit, në atë që njihet si Livadhi. Foto është realizuar nga Auron Tare, që komenton se një ndërtim i tillë nuk i duhet bregdetit tonë, edhe nëse është me leje.

Një ndërtim, i cili nëse do të ndiqet si shembull edhe nga të tërë (ashtu si kanë filluar të mbijnë kudo), do të shkatërrojë përfundimisht çdo shans të Shqipërisë për të ndërtuar një turizëm me parametra modernë, autentikë dhe tërheqës. Pasi shqiptarët së bashku me çdo qeveri të tyre këto 20 vjet shkatërruan me sukses bregun e Durrësit dhe Golemit, me sa duket po kërkojnë të shpartallojnë edhe bregdetin jugor. Janë pikërisht këto lloj ndërtimesh që duhen ndaluar përfundimisht të ndërtohen në bregdetin shqiptar, shkruan Tare./ep

auroni

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›