Basha e quan vajzën Viktoria (Fitore)
Siç raporton suplementi Bluetooth në Gazeta Shqiptare, Lulzim Basha ia ka vënë emrin vajzës së porsalindur Viktoria, që në shqip ka kuptimn e fitores. Sipas suplementit, ishte menduar që përpara se ajo të lindte që emrin ta kishte Viktoria, por për shkak të zgjatjes së procedurave, emri u mbajt sekret. Nuk dihet se si do e quante vajzën Basha po të humbiste, shkruan suplementi. Në fakt edhe kjo nuk është një fitore, por një dhurim mandati. Mënyra se si veproi KQZ dhe Kolegji për Bashën pa me gojë hapur Perëndimin. Por Basha nuk ka pasur problem që me këtë fitore të njollosur, të njohë edhe të bijën. Po ashtu, Basha, i vetmi shqiptar në familje, nuk ka preferuar ta quajë Fitore me emër shqiptar, por me një emër të huaj. Ashtu siç e ka familjen.