Këshilli Kombëtar i PD-së, votohen 25 anëtarët e kryesisë
Vetëm pak minuta më parë, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, janë votuar 25 anëtarët e kryesisë së re.
I pari që ka hedhur votën, ka qënë kryeministri i vendit Sali Berisha.
Gjatë mbledhjes, para se të fillonin votimet, kreu i PD-së lajmëroi për 15 minuta pushim, kjo në favor për propozime të reja, ndonëse procesi vijoi normalisht.