Basha fton Hilari Klinton te vizitoje Shqiperine
Me rastin e emerimit te saj ne detyre, Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha i dergoi dje nje telegram urimi Sekretares Amerikane te Shtetit, zonjes Hilari Rodham Klinton ku e fton te vizitoje vendin tone. Ne telegram Basha i ve ne dukje Klintonit, faktin se "sot ne jemi deshmitare te marredhenieve te vecanta, te ngushta dhe miqesore ndermjet SHBA-ve dhe Shqiperise, duke nxitur dhe forcuar se bashku paqen, stabilitetin, demokracine, te drejtat e njeriut dhe begatine". "Ne, - vijon letra, - jemi thellesisht mirenjohes per ndihmen dhe bashkepunimin e SHBA-ve dhe te vendosur qe te punojme mbi baza dy- dhe shumepaleshe per nxitjen e ketij partneriteti, per perparimin dhe forcimin e metejshem te vlerave te perbashketa demokratike". Ministri i drejtohet zonjes Klinton me tej, me vleresimin se "emerimi juaj vjen ne nje periudhe tejet te rendesishme sfidash madhore". Kurse shton: "Shqiperia krenohet qe eshte aleate e SHBA-ve dhe eshte e gatshme te punoje aktivisht e se bashku ne perballimin e ketyre sfidave globale dhe rajonale". Sakaq, Basha ne telegram siguron gruan e ish-presidentit amerikan Bill Klinton se "ne planin rajonal, Shqiperia do te vazhdoje te rrezatoje stabilitet, moderacion dhe fryme konstruktive, duke kontribuar aktivisht ne integrimin e Ballkanit ne strukturat Euro - Atlantike". Ne vazhdim te telegramit, Basha i kujton zonjes Klinton edhe "ndihmesen e vyer dhe historike qe ka dhene populli amerikan, ju, dhe ne vecanti Presidenti Klinton per Kosoven". "Po ashtu, - thekson z.Basha, - ne shqiptaret jemi plot mirenjohje te thelle per mbeshtetjen e SHBA-ve ne realizimin e aspiratave tona kombetare per anetaresimin ne NATO dhe integrimin ne BE". Ne perfundim, ministri i Jashtem Lulzim Basha, i percjell zonjes Klinton, "ftesen per te vizituar Shqiperine ne nje kohe te pershtatshme per ju".