Diplomat, studentet e infermierise ne proteste
Shtohet numri i te diplomuarve qe kundershtojne formatin e ri te DN1
Shtohet numri i studenteve qe protestojne per formen dhe permbajtjen e diplomes se nivelit te pare. Keshtu, paraditen e djeshme, ka qene radha e studenteve te Infermierise ne Universitetin e Gjirokastres, qe te kerkojne nje diplome me dinjitoze. Madje, ata kane deklaruar se do te udhetojne drejt Tiranes per te protestuar para godines se Ministrise se Arsimit. Ne kete menyre, protestes se studenteve te Gazetarise, te Juridikut dhe Shkencave Sociale, i jane bashkuar edhe studentet e Fakultetit te Infermierise. Rreth 120 prej studenteve te vitit te trete ne Gjirokaster dhe studente te kesaj dege qe kane perfunduar studimet nje vit me pare, kane protestuar kunder modelit te ri te diplomave te nivelit te pare. I pyetur per kete ceshtje, Rektori i Universitetit, Gezim Sala eshte shprehur se ka zbatuar pike per pike udhezimin e Ministrise se Arsimit. Por, studentet nuk besojne ne versionin e rektorit dhe kane vendosur qe protesten e tyre ta zhvendosin para Ministrise se Arsimit ne Tirane. Nderkaq, dje kane vazhduar protestat e studenteve te Gazetarise, per ceshtjen e diplomes. Keshtu, ata jane shprehur se modeli i diplomes qe u eshte paraqitur studenteve qe u diplomuan ne korrik te vitit 2008, ne programe te ndryshme studimi, ngjan me shume me nje certifikate aspak te denje si "deshmitare" zyrtare e kryerjes se studimeve te ciklit te pare. Pakenaqesia eshte shprehur menjehere jo vetem verbalisht, por edhe zyrtarisht. Keshtu, nje numer i konsiderueshem studentesh i kane derguar nje peticion Rektorit te UT-se Dhori Kule, ku kerkojne ndryshimin e diplomes ose me sakte, ndryshimin e formatit te saj.