E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit, anglisht me mesues te huaj

Mesimi i anglishtes ne vendin tone do te marre nje dimension te ri ne nje te ardhme te afert, sepse pritet qe te rriten rezultatet e nxenesve. Kjo, do te realizohet ne saje te marreveshjes mes Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe Korpusit te Paqes. Keshtu, ne te gjitha shkollat e vendit, pritet qe gjuhen angleze ta japin mesues angleze. Nje gje e tille do te ndikoje mjaft pozitivisht qe nxenesit tane te familjarizohen me kete gjuhe te huaj, qe eshte e para per nga rendesia, qe te aktivizohemi ne tregun global te punes. Ne fakt, mesuesit e huaj, qe jane vullnetare te Korpusit te Paqes, te cilet do te asistojne ndjeshem ne procesin mesimor, sipas njerit prej memorandumeve te mirekuptimit. Gjate ceremonise se nenshkrimit te ketyre te fundit, sekretarja e Pergjithshme e MASH, Antonieta Luli vleresoi nenshkrimin e ketyre memorandumeve dhe bashkepunimin me Korpusit te Paqes qe nga viti 2003, per mesimdhenien e gjuhes angleze dhe ne te ardhmen per edukimin shendetesor ne shkolla. Ndersa Hill Denham, drejtori i Korpusit te Paqes falenderoi stafin e MASH dhe sekretaren Luli, per bashkepunimin deri me sot. "Eshte shume e rendesishme qe nxenesit te mesojne anglisht nga mesues qe kete gjuhe te huaj e kane gjuhen e nenes", tha Denham. Ai njoftoi se Korpusi i Paqes, ka pajisur shkollat edhe me metoda te anglishtes per te mesuar ne menyre interaktive. Memorandumi i pare i Mirekuptimit ishte nje rinovim i marreveshjes midis dy institucioneve, nenshkruar ne vitin 2003, e cila autorizon vullnetaret e Korpusit te Paqes, te punojne ne shkollat e mesme dhe universitete, si mesues apo trajnere te mesuesve ne departamentet e gjuhes se huaj angleze te ketyre institucioneve. Sikurse behet e ditur, qellimet kryesore te ketyre memorandumeve nder te tjera jane: Mesimdhenia e gjuhes angleze per te zhvilluar mendimin kritik, rritja e aftesive te mesuesve ne gjuhen angleze, ideimi dhe vleresimi i aktiviteteve te edukimit shendetesor; rritja e njohurive dhe aftesive te edukatoreve te shendetit ne transmetimin e informacionit edukativ shendetesor. Permiresimi i aftesive menaxhuese dhe planifikuese te edukatoreve te shendetit, etj.

Edukimi shendetesor

Memorandumi i dyte ishte nje marreveshje e re midis Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe Korpusit te Paqes, per programin e ketij te fundit per edukimin e nxenesve ndaj shendetit. Kjo marreveshje do t'u jape akses vullnetareve te Korpusit te Paqes, te punojne ne shkollat baze dhe te mesme mbi projektet e lidhura me shendetin. Sa i perket Memorandumit te dyte, drejtori i Korpusit te Paqes, Hill Denham u shpreh se mesazhi kryesor i ketij edukimi eshte parandalimi i semundjeve. Me ane te ketij projekti, pritet qe te rritet niveli i ideimeve dhe i vleresimit te aktiviteteve te edukimit shendetesor, te rriten ndjeshem njohurite dhe aftesite e edukatoreve te shendetit, ne transmetimin e informacionit edukativ shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›