Basha fton në zyrë ambasadorët për ta uruar

Basha me ambasadorin turk
Prej dy ditësh, Lulzim Basha është duke zhvilluar takime me disa prej ambasadorëve në Tiranë në zyrën e tij.
Basha ka ftuar ditën e djeshme ambasadoren polake dhe atë zviceriane, ndërsa gjatë ditës së sotme ka ftuar ambasadorin turk Hasan S. Asan dhe ambasadoren franceze, Maryse Daviet. Ambasadorët e kanë uruar Bashën për detyrën e re.
Basha e informoi ambasadorin turk, mbi prioritetet e administratës së tij dhe projektet që ka Bashkia, për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë, thuhet në njoftimin e bashkisë, fjali kjo që përsëritet në fakt për të gjitha takimet që Basha ka zhvilluar.
Basha në fakt është duke takuar ambasadorët dytësorë në Shqipëri, duke qenë se ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-së, Etore Sekui, dërguan në zyrën e tij zëvendësit e tyre.
SHBA dhe BE kanë shprehur dyshime për mënyrën e zgjedhjes në krye të bashkisë së Tiranës, pas vendimeve të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor.