E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati online për agjencinë e Panaritit

Lajmi i ngritjes së Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, ka ngjallur shumë debate në forumin online të gazetës Tema. Në debat është përfshirë edhe vetë Panariti, që duke komentuar këtë lajm ka theksuar se personat në fjalë nuk do të paguhen asnjë cent. Ai ka shkruar në forum se agjenci të tilla ekzistojnë edhe në qytetet më të mëdha të Europës. Gazeta Tema iu përgjigj atij sërish në forumin online, edhe pse nuk jemi të sigurt nëse personi në fjalë është vërtetë Panariti. Por nëse është e vërtetë që ata nuk do të marrin asnjë lek nga puna që do bëjnë në bashki, ky do jetë një skandal. Është e pakuptueshme që disa zyrtarë të shtetit dhe një avokat si Altin Goxhaj të bëjnë punë pa pagesë në bashki. Vetëm në rast se do shpërblehen në mënyra tjera, duke mos i bërë kontrollet siç duhet. Po ashtu, vijon të jetë sërish e paqartë se përse këta zyrtarë, që marrin një pagë për të bërë punën pikërisht për mbrojtjen e konsumatorit, do punojnë edhe këtu. Nëse ata e bëjnë punën mirë aty ku janë, ata nuk kanë pse shkojnë edhe tek bashkia për të njëjtën gjë.

Zoti Panariti na detyrohet një shpjegim se çfarë do bëjnë më shumë e më mirë këta njerëz në bashki nga ajo që bëjnë në ministri apo në institucionet e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›