E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha hetim te plote 21 janarit

E merkure 01 Shkurt 2012 1925

Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim BashaHetimi per ngjarjet e 21 janarit duhet te jete i plote gjitheperfshires i pavarur dhe profesional. Kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha minister i Brendshem kur ndodhen ngjarjet e 21 janarit te vitit te kaluar ne nje interviste per Zerin e Amerikes tha se hetimet per ate dite duhet te zhvillohen sipas parametrave ligjore dhe te pandikuara politikisht. Basha shtoi se te gjithe protagonistet politike te asaj dite duhet te marrin persiper pergjegjesite. Sipas Lulzim Bashes i duhet dhene fund kultures se bojkotit dhe sulmeve ndaj institucioneve pasi vetem bashkepunimi mund te sjelle integrimin europian te vendit. Duke folur per Tiranen Basha tha se punesimi i te rinjve te kryeqytetit eshte prioriteti numer 1 i tij teksa sa i perket procesit te hipotekimit te apartamenteve ai theksoi se procesi ka ecur perpara dhe se cdo objekt qe ka marre lejen e bashkise do te hipotekohet. Basha ndodhet ne nje vizite ne Uashington ku eshte takuar me homologun e tij Vinsent Grei zv/ndihmes sekretarin amerikan te Shtetit Filip Riker etj.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›