E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha i bën qytetarët pjesë të vendimmarrjes pasi bën konkursin

Share

I kompleksuar nga fakti se konkursi për zgjatimin e bulevardit u bë si rrufe në qiell të pastër dhe se projektet u shfaqën vetëm ditën kur edhe u mor vendimi, Lulzim Basha i ka habitur të gjithë sot kur ka vendosur të ekspozojë shtatë projektet që garuan, duke thënë se qytetarët kanë mundësi të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Edhe pse juria ka vendosur për këtë çështje, sërish Basha me paturpësi tha para kamerave se qytetarët do jenë pjesë e vendimmarrjes.

Sot të shtatë modelet e prezantuara nga shtatë studio arkitekturore që morën pjesë në konkursin për bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës, ndodhen të ekspozuara në këtë hapësirë në Muzeun Kombëtar. Që prej ditës së sotme të gjithë qytetarët e interesuar mund të vijnë dhe mund ti vizitojnë këto modele tre dimensionele, të shikojnë shpjegimet e tyre dy dimensionale pranë çdo modeli. Gjatë këtij procesi do të kenë ndihmën e specialistëve të urbanistikës të Bashkisë për pyetjet që mund të kenë përsa i përket shpjegimit të modeleve. Ndërkohë do të kenë mundësinë nëpërmjet një formulari të shprehin mendimet e tyre, sugjerimet e tyre, komentet e tyre por edhe të bëjnë pyetje të tjera të cilat do të merren në shqyrtim nga Departamenti i Urbanistikës dhe që do të jenë pjesë shumë e rëndësishme e procesit të konsultimit dhe për rrjedhojë edhe procesit të vendimmarrjes finale për zhvillimin e këtij projekti për Tiranën europiane të shekullit të XXI, tha Basha.

Hipokriza e kryebashkiakut vjen pas kritikave që nuk ka dëgjuar zërin e askujt në këtë përzgjedhje dhe pas raportimeve të gazetës Tema se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ajo do jetë studio turke TAR Group.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›