Departamenti amerikan i Punës përgenjështron Obamën: Papunësia 8.3%

Departamenti amerikan i Punës ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në SHBA ka mbetur në 8.3 për qind edhe gjatë muajit shkurt.
Gjatë një organizimi për rritjen e fondeve në Teksas, presidenti Barak Obama, megjithatë, tha se “rritja prej 227 mijë vendeve të punës në muajin shkurt është dëshmi, se ekonomia amerikane po vazhdon të rimëkëmbet nga ndikimi i krizës globale financiare”.
Ekonomia thuhet se po sfidon rëndë Obamën, i cili do të kandidojë edhe për një mandat presidenciale në zgjedhjet e nëntorit.