E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kështu ndodh kur i poston gjërat në YouTube (VIDEO)

Share

Një doktor në Japoni është futur në telashe me policinë pasi postoi në YouTube një video duke i dhënë makinës Ferrari me shpejtësi.

Sipas BBC, ai do përballet me akuza për tejkalim shpejtësie pasi i ka dhënë makinës me 124 kilometra në orë në një zonë ku nuk lejohet mbi 40 kilometra në orë.

Doktori 50 vjeçar u raportua në polici nga përdoruesit e zemëruar të YouTube. Video gjashtë minuta e gjatë mban titullin: Ferrari 458 Italia Drive in Japan 2011.

Nëse gjendet fajtor, doktori mund të dënohet me gjashtë muaj burg ose një gjobë prej 1220 dollarësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›