E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha i kërkon Çekisë financimin e tramit

Takimi Basha-Neças

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë takimit me Kryeministrin e Çekisë Petr Neças ka diskutuar mbi mundësinë e financimit për ndërtimin e dy linjave të tramit në kryeqytet.

Basha duke bërë të ditur se synohet të ndërtohen dy linja, (njëra do të shtrihet nga zona e Kombinatit deri në Kinostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i ri i pasagjerëve, për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi Nënë Tereza), i ka kërkuar kryeministrit cek të marrë në konfeiseratë mundësinë e financimit të këtij projekti.

Nga ana e tij Neças u shpreh se do të konsiderojë të gjitha mundësitë e financimit të këtij projekti që është në interes të Bashkisë së Tiranës. Si kryeministri i një prej vendeve më të njohura në Europë per transportin publik me tramvaj, Petr Neças vleresoi orientimin që Basha i ka bërë zgjidhjes së trafikut në kryeqytet dhe përmirsimit të cilësisë së shërbimit të transportit publik përmes tramit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›