E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtuna bllokon përkohësisht aksi Vlorë-Himarë

Qafa e Llogarasë . foto ilustruese

Dy patrulla të policisë kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në aksin Vlorë-Himarë për shkak të furtunës. Në Qafën e Llogorasë për shkak të erës së fortë, është përmbysur një kamion trajner. Si pasojë është bllokuar rruga përreth dy orë por për fat të mirë nuk shoferi nuk ka pësuar dëme.

Policia rrugore e ndodhur në vendngjarje me ndihmën e shoferëve që përshkonin rrugën Vlorë-Himarë kanë bërë të mundur kthimin e trajlerit në rrugë si dhe kanë bllokuar këtë aks rrugorë përkohësisht për shkak.

Sipas ekspertëve të policisë rrugore, ky aks nuk është i kalueshëm për shkak të furtunës së madh që ka nisur. Rruga pritet të zhbllokohet me përmirësimin e motit. /A.P/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›