PS tryezë për taksat, Rama: Qeveria e Sali Berishës kushton 1.5 miliard dollarë

Edi Rama
Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën mbi programin për sistemin fiskal. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij i ka mëshuar faktit se propozimi i PS-së për sistemin e taksave bazuan në progresivitet është keqkuptuar nga biznesi. Rama theksoi se taksa e sheshtë e vendosur nga qeveria e djathtë nuk është gjë tjetër veçse iluzion për bizneset.
Biznesi ka keqkuptuar parimin tonë të sistemit të taksave bazuan në progresivitet, tha Rama duke shtuar se vendosja e taksës progresive do të shoqërohet me heqjen e referencës dhe heqjes dorë të shteti nga manipulimi i shifrave.
Taska e sheshtë është iluzion, aty ku fillojnë gjobat, sulmet, ryshfetet dhe me radhë të gjitha ato që këto kompani duhet të paguaj për fillimin e një viti të ri ekonomik, nënvizoi kreu i PS-së.
Duke folur për rritjen ekonomike, lideri i opozitës tha se është në nivel 0 gjithashtu shtoi se niveli i borxhit është 100% pasi Shqipëria ka borxh aq sa edhe prodhon.
Pas 2009 borxhi publik është rritur me 3 miliard dollarë. Çdo fëmijë ka mbi supe një borxh 2 mijë e 800 dollarë. Borxhi është 55$ në muaj për një familje shqiptare, tha kreu i PS-së.
Duke folur për korrupsioni Rama u shpreh se qeverisja e Sali Berishës ka kushtuar 1.5 miliard dollarë që nuk figurojnë asgjëkund në ekonominë shqiptare.
Rama tha se është gati të votojë për uljen e taksës mbi pagën për të gjithë shtresën e mesme.
Duke folur për sistemit fiskal të Shqipërisë Rama u shpreh se Shqipëria është e 152-ta sa i takon lehtësisë së pagimit të taksave në një kohë kur Maqedonia është e 20-ta, Kosova e 43-ta dhe Kroacia e 46-ta.
Kurse sa i takon shkallës së përgjithshme tatimore, Shqipëria ka një nivel prej 38.5% në një kohë kur Maqedonia e ka 9.7%, Bullgaria 28.1% dhe Kroacia 32.3%. /F.Stafa/