E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ekonomia drejt falimentimit, 100% borxhi i Shqipërisë

Ekonomia shqiptare është përballë kërcënimit të një falimenti, me një borxh që kap shiftrat 100% të prodhimi të brendshëm ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Gjatë tryezës së organizuar nga PS për politikat fiskale, kreu i opozitës tha se asnjë reformë e servirur nga qeveria e djathtë nuk ka rezultuar e suksesshme se dhe se borxhi 60% është një manipulim i radhës. Në këtë kontekst ai ka shtuar se cdo fëmijë i lindur mban me vete mbi supe një borxh prej 2800$.
 

“Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti tregojnë një rritje ekonomike zero. Ne jemi vënë në alarm, por qeveria s`ka dashur të na dëgjojë. Kanë kaluar 2 vite e gjysëm nga nxjerrja e një dokumenti që e vumë në dispozicion të publikut dhe qeverisë, duke u munduar të shtyjmë të gjithë forcat vendimarrëse në zgjidhjen e saj, për ta bërë biznesin pjesë integrale për përballimin e krizës. Propozuam të realizohet një ngrirje e taksave për një pjesë të bizneseve dhe ulje të taksave në rreth 12 muaj për të mbajtur biznesin më të rrezikuar. Për politikën monetare bëmë thirrje gjithashtu, BSH e bëri me dy vite vonesë dhe nuk dha efekt. Propozuam mbrojtje ligjore të pronës, nuk u bë asgjë. Borxhet janë rritur, rreth 60% të prodhimit të brendshëm, por nuk është kaq, është shumë më i madh, ka borxh të shtetit ndaj sipërmarrësëve, ndaj kompanive të energjisë, ndaj pronarëve, ish të përndjekurve, ka borxhe të ndërsjellta të bizneseve, borxhe ndaj bankave 1 miliard dollarë. Borxhi i sotëm është 100% i prodhimit të brendshëm. Kjo është katandia e ekonomisë shqiptare. Pas 2005 borxhi publik është rritur me 3 milionë dollarë. Jemi përballë kërcënimit të një falimenti” tha ai.
 

Duke tërhequr dhe njëherë vëmendjen për transparencën në dhënien e statistikave, Rama theksoi se INSTAT duhet të kalonte nën varësinë e Parlamentit. Po kështu sipas Ramës edhe praktikat e Qeverisë për privatizimet kanë dështuar pasi janë bërë në funksion të mbajtjes dhe blerjes së pushtetit.
 

“Për politikat e përgjithshme propozuam që të realizohet transparencë e vërtetë në dhënien e statistikave, kjo duke e shkëputur INSTAT nga qeveria dhe për ta kaluar në varësi të parlamentit, por su bë asgjë. As privatizimet nuk pakësuan borxhin publik, e vetmja konseguecë që është ndjekur është rrënimi i energjisë dhe naftës. Nuk jemi kundër privatizimit në vetvete, por mënyra si janë bërë është mënyra më e mirë shembullore në funksion të interesave të sotme të pushtetit dhe blerjes së ardhëshme të pushtetit”përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›