E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha i kërkon gjykatës te njohë vendimin e KQZ

TIRANE- Fituesi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një shkresë në të cilën kërkon vërtetimin e mandatit të tij.

Basha i kërkon Gjykatës njohjen e vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili e shpall atë fitues në Bashkinë e Tiranës, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Vetëm pak ditë më parë, Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë padinë e fundit te bere nga Partia Socialiste, e cila kërkonte pavlefshmëri në shumicën e qendrave në Tiranë dhe rivotim. Pas këtij vendimi te Kolegjit, Lulzim Basha u shpall zyrtarisht si fitues i Bashkisë më të madhe në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›