E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani- Shkëndija, masa të forta sigurie

BEOGRAD- Në prag të ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës tensioni duket të jetë i lartë në kryeqytetin serb.

Autoritete në Beograd kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo lloj tensionimi të situatës me dy tifozerive të zjarrta. Kapaciteti i stadiumit ku do të luhet ndeshja ëshrtë reduktuar në 20% për arsye sigurie, njofton e përditshmja Blic.

Oficerët e poliisë dhe të doganave nuk do të lejojnë kalimin e asnjë personi të dyshimtë në kufirin  e Serbisë, edhe nëse personi do të paraqitet me një biletë për në stadium. Përreth stadiumit do të jenë tri rradhë me policë për të shmagur dhe parandaluar çdo vështirësi.

Gjatë një takimi mes dy klubeve është vendosur që tifozët nuk do të vijnë në mnëyrë të organizuar në stadium.

Ndeshja mes Partizant të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës është e vlefshme për fazën e paë eleminatore të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›