E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesi evropian Hovit vizitë në Shkup

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, eurodeputeti Richard Hovit do të vizitojë sot Shkupin për të vlerësuar reformat, përparimin dhe angazhimin e të gjitha palëve për integrimin evropian.
 

Kjo vizitë e eurodeputetit britanik Hovit realizohet më pak se një muaj para publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë nga Komisioni Evropian.
 

Hovit do të takojë përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë, liderët e partive politike, përfaqësues të sektorit civil, duke përfshirë edhe Klubin Kulturor Bullgar në Shkup.
 

Parlamenti Evropian në mars të këtij viti miratoi rezolutën e përgaditur nga raportuesi Hovit, përmes së cilës u kërkua nga Këshilli i BE-së që në afat sa më të shkurtër të caktohet data për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›