Basha kandidat per bashkine e Tiranes. Berisha e konfirmon edhe zyrtarisht

Nën drejtimin e dy kryebashkiakëve të rinj 14 marsi i ardhshëm do festohet si nëj festë e vetme për kryeqytetin dhe Elbasanin. Në fund të vizitës me rastin e ditës së verës në qytetin e ballokumeve, shefi i qeverisë ka artikuluar zyrtarisht kandidaturën e Lulzim Bashës si zëvëndësuesi i Edi Ramës.
“Vitin tjetër, kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët për të festuar ditën e verës “ tha Berisha ndërsa pyetjes ‘a do të jetë ai Basha’ kryeministri iu përgjigj: “Kush tjetër”?!
Me herët nga Fushë Mbereti Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë në 8 maj për të realizuar ndryshimin.
“8 Maji është një prove e madhe. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë të japin secili prej tyre kontributin personal, duke votuar të lirë, duke votuar në zgjedhje të lira e të ndershme sepse ne shkojmë në këto zgjedhje me njërën prej infrastrukturave zgjedhore më moderne në botë” tha Berisha.
I shoqëruar nga ministra, deputete të zonës, por dhe familjarë, kyeministri inaguroi nëntacionin e Fushë Mbretit, pjesë segmentit energjitik Tiranë-Elbasan-Podgoricë.
Elona Gjylmi