Kujdes me voten Topi apel per zgjedhjet e 8 Majit

Ndërsa ka nisur puna për përgatitjen paraprake të listave të zgjedhësve dhe caktimin e kandidatëve për garën elektorale të 8 Majit, presidenti Topi apelon për një proces të drejtë dhe administrim korrekt të rezultateve. Në një takim të zhvilluar me Drejtorin Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Daniel Fërn, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në këto zgjedhje.
Reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit në BE ishin një tjetër çështje diskutimi mes presidentt Topi dhe diplomatit britanik. Nga ana e tij, Fern vlerësoi rolin kyç dhe jetësor të Presidentit në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve kushtetuese. Duke folur për konsolidimin e shtetit të së drejtës, presidenti Topi dënoi zvarritjen e papranueshme të procesit gjyqësor të çështjes Gërdeci, ndërsa sot shënohet tre vjetori i kësaj tragjedie.