Vdesin nga gazi zjarri i merr jeten te moshuarve

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën në shtëpinë e tyre në Borsh të Sarandës. Nga hetimet e para të policisë rezulton se rrjedhja e gazit nga një bombël ka shkaktuar zjarrin në shtëpinë e të moshuarve, gjë që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Fatime Micit, 79- vjeçe. Bashkëshorti i saj Bedo Mici, 82- vjeç ka marrë plagë të rëndë dhe ka humbur jetën në spitalin e qytetit. Policia hetimore vijon punën për të zbardhur tërësisht shkaqet që çuan në vdekjen e ciftit të të moshuarve.