E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Zgjedhjet lokale rëndësi për demokracinë debati më i madh, Tirana

TIRANE-Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu vlerësoi sot se zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për demokracinë pasi politikat e qeverisjes lokale jane thelbësore në funksionimin e demokracisë.
Deklarata u bë sot gjatë përjetorit të 50-të, të Korpusit të Paqes ku ishin të pranishëm, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe përfaqësues të Korpusit të Paqes.

“Koncepti i qeverisjes në nivel lokal është prioritet për demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu, rëndësia që ka procesi i decentralizimit, dhe kjo është një arsye pse zgjedhjet e 8 Majit janë shumë të rëndësishme. Politikat e nivelit lokal janë thelbësisht të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”.

Arvizu vuri në dukje se me të drejtë lufta më e madhe për zgjedhjet lokale bëhet për Tiranën.
“Them se Tirana është gjithë debati, sic përfshihet në SHBA, Uashingtoni e njëjta ndodh edhe me Tiranën në Shqipëri”.

Në këtë ceremoni të sotme, nuk munguan dhe notat e humorit, ku Arvizu në fjalën e tij theksoi se “Ministri Basha tani është pak më i zënë me punë se zakonisht”, apo duke kujtuar festimet e Ditës së Verës, që diplomati amerikan theksoi se i ka shijuar së tepërmi, duke treguar se kishte vendosur në dorë dhe simbolin e festës pagane, atë të Verores.

Ministri Lulzim Basha nga ana e tij falenderoi ambasadorin amerikan për vëmendjen në zhvillimet në vend si dhe vlerësoi maksimalisht punën e Korpusit të Paqes në vendin tonë.
“Prej 20 vitesh 250 vullnetarë kanë përzgjedhur Shqipërinë, 18 prej jush shërbejnë në komunat e bashkitë tona për një ndikim më të madh në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit”, theksoi Basha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›