Basha kerkese ne gjykate per vendimin e KQZ-se
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka kërkuar nga gjykata vërtetimin e mandatit të tij, sipas vendimit të KQZ-së, i cili më 25 qershor e nxori Bashën në krye të garës për Tiranën me 93 vota para Edi Ramës.
Kjo vendimmarrje e KQZ-së u legjitimua nga Kolegji Zgjedhor i Apelit, i cili ashtu si dhe KQZ-ja, nuk mori parasysh pretendimet e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, për shkak të paraqitjes jashtë afateve të kërkesës së saj.
Nisur nga fakti se KQZ-ja nuk shpall fitues të krerëve të njësive vendore, ligji e ka parashikuar këtë procedure për njohjen e mandatit të drejtuesve të rinj të komunave dhe bashkive.
Pas marrjes së vërtetimit nga gjykata, Basha pret konstituimin e Këshillit Bashkiak, ku dhe bën betimin si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në rast se këshilli nuk e kryen detyrën e tij, ligji parashikon mundësinë tjetër të zyrtarizimit të kreut të ri të bashkisë nga prefekti.