Kuvend, pritet të miratohet sot prishja e Piramidës

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot ligjin për shembjen e Piramidës. Komisioni i Ligjeve miratoi dy ditë më parë projektligjin për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që sot pritet që ky projektligj të votohet edhe në Kuvend.
Në axhendën e ditës së sotme është përcaktuar diskutimi dhe miratimi i projektligji, por do të votohet pa praninë e opozitës, e cila vazhdon bojkotin ndaj parlamentit. Projektligji me 9 nene që pritet të miratohet sot i ka kaluar në pronësi piramidën Kuvendit.
Ndërkohë qeveria shqiptare po negocion me Arabinë Saudite për të siguruar shumën prej 100 milion eurosh por ende nuk ka një kosto përfundimtare në lidhje me këtë porjektligj.
Kostoja e tij do të vendoset nga tenderi i hapur ku kompania që do të ofroj më pak për ta ndërtuar do të fitoj të drejtën e ndërtimit.