E Diel, 1 Nëntor 2026

Materniteti Koco Gliozheni trajnime per nenat dhe femijet

Gratë shtatzëna të cilat kanë vendosur të ndiqen nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë duke filluar nga kjo javë do të kenë mundësi të marrin më tepër informacion nga mjekët, mamitë e psikologët përsa i përket shtatzënisë dhe lindjes.

Kjo metodë e re që po futet në sistemin shëndetësor shqiptar ka për synim t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri për trajtimin para dhe pas lindjes.

Trajnimi do të zhvillohet nga një staf i përgatitur profesional me metoda interaktive dhe në një atmosferë miqësore në shoqërinë edhe të një psikologu klinik.

Çështjet kryesore që do të trajtohen në trajnim do të jenë depresioni i paslindjes, ushqyerja me qumësht gjiri e bebes, ajo me shishe, shqetësimet e foshnjave dhe stili i jetës për nënën dhe beben.

Pas trajnimit, të gjitha gratë do të pajisen me materiale edukuese dhe dhurata për bebet e tyre.

Për herë të parë, kurset do të zhvillohen në maternitetin “Koco Gliozheni” më datë 18 korrik, ora 11 deri në 12 e 30.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›