E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha kërkon vëzhgues për zgjedhjet

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 16-të të Mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së që do të zhvillohet në Helsinki. Tema kryesore e Ministerialit do të jetë rikonfirmimi i angazhimeve të marra nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe diskutimi i qasjeve e propozimeve më të reja për të ardhmen e sigurisë në Evropë. Pritet që në fjalën e tij në Ministerial, Basha, ndër të tjera, të rikonfirmojë vullnetin e autoriteteve shqiptare për të pritur numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme në vend, si dhe synimin e Shqipërisë për të marrë Kryesinë e Radhës të OSBE-së për vitin 2012. Në paraditen e 4 dhjetorit, në ambientet ku do të zhvillohet Ministeriali i OSBE-së, në Helsinki, Ministri Basha, së bashku me kolegët e tij kroat, maqedonas dhe amerikan, do të mirëpresin në një ceremoni zyrtare aderimin zyrtar të Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në Kartën e Adriatikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›