Durrës-Kukes, sot përballja në Gjykatën e Tiranës

Në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet sot në mesditë seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesë padisë së bërë nga ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, argumenton se kërkesa e ministrit Basha mund të gjykohet vetëm nga Gjykata e Lartë si i vetmi organ i drejtësisë që ka kompetencat ligjore për ta bërë një gjë të tillë, për shkak të statusit të të pandehurit. I akuzuar për shpërdorim të fondeve në rrugën "Durrës-Kukës" në kohën kur ishte ministër i Transporteve Lulzim Basha kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit dhe cilëson si të paligjshëm vendimin e prokurorisë për vënien e tij nën akuzë. Nga ana e saj Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i kërkon gjyqtares Fatmira Hajdari e cila është përzgjedhur me short elektronik, shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë. Ish-kreu i dikasterit të Transporteve do të përfaqësohet në proçes nga avokati i tij, Zef Nikaj.