Berisha: Qeveria do heqë çdo pengesë për investitorët në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka marrë pjesë në konferencën mbi prosperitetin ekonomik, ku është shprehur se qeveria e tij është duke punuar që Shqipëria të futet në grupin e vendeve që kanë një zhvillim të shpejtë ekonomik. Berisha tha se qeveria shqiptare është duke punuar për të hequr çdo lloj pengese për sipërmarrësit që duan të investojnë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Berisha ka përmendur edhe mundësinë e prekjes nga kriza globale, në sektorin e produkteve, pasi Shqipëria furnizohet me një pjesë të tyre nga vendet fqinjë. "Kemi këtë krizë financiare, e cila duket si 'shpata e Demokleut' mbi ekonomitë tona. Si Kryeministër i këtij vendi, çdo ditë unë nuk mendoj për asgjë tjetër, vetëm se si ta përgatis në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vend, që të përballojë në të ardhmen pasojat e rritjes së ngadalshme ekonomike në gjithë botën", u shpreh Berisha.Kryeministri Berisha është shprehur se qeveria të cilën ai drejton është duke nxitur biznesin e huaj, duke rritur frymën e biznesit në vendin tonë. Nuk ka asgjë më themeltare se sa prosperiteti për të konsoliduar vlerat e lirisë dhe demokracisë", dhe se "historia ka vërtetuar në mënyrë të përsëritshme se pa prosperitet nuk ka demokraci" u shpreh Berisha.