Zogaj:Pas zgjedhjeve, politika jo bipartiake
Preç Zogaj, kreu i Komisionit të jashtëm parlamentar dhe deputet i PD-së i ftuar në Ora News foli rreth mosdekretimit nga Presidenti për Kodin , si dhe zhvillimet më të fundit brenda PD-së dhe aleatëve të saj. Ai u shpreh se "ka një mospërputhje mes euzolës që i jep 9 muaj kohë Presidentit para se të dekretojë ligjin , por realisht nuk po ndodh kështu. Ka një mënyrë leximi të kodit rresht për rresht dhe kuvendi duhet të korrigjoje nenin mbi afatin megjithatë askush nuk duhet të krijojë iluzione për kodin, por të përgatitet për zgjedhjet. Lidhur me Kodin Zgjedhor Preç Zogaj deklaroi se "Nuk kam duartrokitur kodin, por ai është arritje, sepse ndryshe do kishim zgjedhje të kontestuara, por ka një pikë që lë për të dëshiruar që lidhet me numërimin e votave. unë jam i bindur se nuk do të ketë trafik votash sepse statusi i vëshgusit është barazuar me atë komisionerit. Monitori dhe statusi i vëzhgusit e zbusin mospjesmarrjen në komision të disa partive.". Sipas tij "Problemi më i madh ka qenë për LSI-në. LSI-ja është partia e tretë në Shqipëri, ndaj duhet të kishte komisionerë. Por PD -ë nuk mund të rrezikojë konsensusin me PS-në për shkak të problemeve brenda të majtës. Tek neni për numërusit, në rishikimin e kodit, mund të vendoset që të ketë LSI-ja numërus.ndër të tjera Preç Zogaj tha se " Zgjedhjet pas 2009- tani janë dy polare, por edhe më vonë do jenë dypolare dhe jo dy partiake. Pra poli i djathtë e e i majtë kundërvihen por do jenë më shumë se dy parti. Gara e ardhshme do jetë e veçantë do jetë garë liderësh, sepse konkurohet me lista. Konkurojnë dhe media, por nuk është garë mediash. Mediat kanë rol, edhe pse ka ardhur një moment që kontakti i gjallë me votuesin ka më shumë epërsi se sa ai mediatik. Garë liderash dhe mediash do jetë, por duhet të jetë edhe një garë programesh. Sot kërkohet më shumë oferta se sa emri i një kandidati. Duhet që në zgjedhjet e ardhshme gara të mos llogaritet vetëm në lidership.". Zogaj nënvizoi se "Një listë me servila të kryetarit nuk do ishte e vlefshme. Sa i përket zgjedhjeve mbetet akual ideja se duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Jam e bindur se PD-ja do fitojë vitin e ardhshëm, sepse zgjedhjet e lira ne do të na shtojnë votën. Për të fituar duhen mbyllur gjithë projektet e hapura , duhet shkundur fort administrata se i zvarrit gjërat, të shohim se korrupsioni po futet në çështjet më madhore.Në fund të bisedës Zogaj deklaroi se "Tani është momenti për anëtarë të rinj në PD-ë, por duhet edhe punë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk do ketë ndryshime të thella, është shpejt për të mbyllur aleancat, nuk mund të ketë paracaktim të aleatëve".